Vendi për parking, e nxit shqiptarin që të ekzekutojë shoferin!


Ekzekutimi me plumb në kokë i 35- vjeçarit Altin Balliu, mbrëmjen e së enjtes në Korçë, dyshohet se ka ndodhur pas sherrit për një makinë të parkuar në lagjen e tij.
Altin Balliu nga fshati Slabinjë i Pogradecit mësohet se ka qenë duke hipur në makinë, në momentin që është qëlluar për me armë zjarri.

Dy dëshmitarë që ndodheshin në vendin e ngjarjes ndihmuan oficerët e Krimeve të Policisë së Korçës, që të identifikonin viktimën, autorin, por nga ana tjetër shpjeguan edhe motivin e ngjarjes siç ato i kishin parë. Burime nga Policia thanë se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është Olger Mustafaj, 34 vjeç, një ish-i dënua, por i proceduar edhe për vepra tjera të tjera.

DESHMITE
Sipas burimeve nga Policia, referuar edhe deklarimeve të dëshmitarëve mbrëmjen e së enjtes, 35-vjeçari Altin Balliu ka qenë në një lokal duke pirë së bashku me shokët e tij. Ata kishin mbërritur aty me makinën e njërit prej shokëve të viktimës dhe kanë qëndruar në lokal.

Automjeti i tyre ishte i parkuar në rrugë dhe kishte zënë pjesërisht hyrjen për te pallati ku banonte autori. I dyshuari Olger Mustafaj ka qenë duke shkuar në banesë para se të niste debati. Të njëjtat burime thanë se Mustafaj ka përplasur me mjetin e tij makinën e parkuar, duke bërë që të dyja automjetet të pësonin dëme të vogla materiale.
Sapo kanë dëgjuar përplasjen e automjetit, viktima dhe 4 shokët e tij kanë dalë nga lokali dhe kanë nisur të debatojnë. Dëshmitarët kanë pohuar se autori i ka sulmuar ata duke u thënë se e kishin parkuar keq automjetin.

Baby Boo