Vendi i dytë më i lumtur në botë, i pari për depresionin kronik


“Kombet më të lumtura” nuk janë më pak të depresionuara ose nuk marrin më pak antidepresantë, tregon studimi i fundit i Eurostat. Islanda ishte vendi i dytë më i lumtur në botë, sipas Raportit Botëror të Lumturisë të vitit 2020. Islanda është më së keqi sa i përket njerëzve që vuajnë me depresion kronik, por është gjithashtu vendi evropian ku antidepresantët përdorën më shumë. Kështu, rezultoi se “kombet e lumtura” nuk janë më pak të dëshpëruara ose pinë më pak antidepresivë. Portugalia është e dyta, ndërsa Kroacia e Gjermania e ndajnë vendin e tretë, shkruan EuroNews.

Të dhënat e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) tregojnë se vetëm në 20 vjetët e fundit, përdorimi i antidepresantëve është rritur me dy herë e gjysmë në 18 vende evropiane. Në raportet e saj, OECD përdor të dhëna për dozën e përcaktuar ditore (DDD) dhe janë pikërisht këto që tregojnë ndryshime të rëndësishme për sa i përket përdorimit. Ndërsa në fillim të mijëvjeçarit mesatarja e DDD për mijë banorë ishte 30.5, në vitin 2020 ajo u rrit në 75.3 DDD.

Diferenca më e madhe në 20 vjet u regjistrua nga Republika Çeke, ku sasia e antidepresantëve u rrit me gjashtë herë më shumë. Për sa i përket moshës, konsumi i antidepresantëve në vendet evropiane është rritur nga viti në vit, me përjashtim të Danimarkës, ku ka pasur një rënie prej katër për qind.

Përdorimi mesatar më 2020 në 24 vende evropiane ishte 68 DDD, dhe tre vendet më të mëdha sipas popullsisë – Turqia, Franca dhe Gjermania – u regjistruan nën mesataren e përdorimit. Shumat e ndara nga shtetet individuale për ilaçet kundër depresionit nuk janë të vogla – fitues absolut ëshë Gjermania, e cila dy vjet më parë ndau 783 milionë euro, Spanja me 626 milionë euro dhe Italia me 440 milionë euro.

Pandemia e COVID-19 ka ndikuar ndjeshëm në shëndetin mendor të njerëzve duke rritur numrin e atyre që vuajnë nga ankthi dhe depresioni, dhe ka pasur një rritje prej 10 ose më shumë për qind të konsumit të antidepresantëve në vitin 2021 krahasuar me vitin 2019. Dhe këtu ka ekstreme – një rritje prej 22 për qind është shënuar në Letoni dhe vetëm një për qind në Hungari.

Studiuesit që shikuan tendencat e përdorimit të antidepresantëve në Britaninë e Madhe midis viteve 1995 dhe 2011 sugjerojnë se rritja mund të shpjegohet me njohjen më të mirë të depresionit, disponueshmërinë e barnave të reja dhe ndryshimin e qëndrimeve të pacientëve për t’u vizituar te një psikolog ose psikiatër.

Baby Boo