Vendet e pasura rezervuan 51% të vaksinave kundër COVID-19, ngrihet alarmi


Një në katër persona mund të mos e marrë vaksinën kundër koronavirusit të paktën jo deri më 2022, pasi vendet e pasura me më pak se 15 për qind të popullatës së përgjithshme të botës kanë rezervuar 51 për qind të dozave të vaksinave më premtuese.

Kjo pjesë e hulumtimit është publikuar nga shkencëtarët e shkollës për Shëndet Publik, John Hopkins në SHBA. Në të thuhet se pjesa tjetër e vaksinave do të duhej t’i shpërndaheshin vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme, në të cilat jetojnë më shumë se 85 për qind e popullatës së botës.

Ata argumentojnë se një përgjigje efektive ndaj një pandemie, kërkon që vendet me të ardhura të larta të marrin pjesë në shpërndarjen e drejtë të vaksinës nëpër botë.
Edhe nëse vaksinat premtuese arrijnë maksimumin e kapaciteteve prodhuese, afro 25 për qind e popullatës së botës ndoshta nuk do të marrë vaksinën për të paktën një vit apo më shumë, ku hulumtuesit e John Hopkins besojmë që COVAX si projekt i OBSH-së do të mund të luante rol kyç.

Baby Boo