Vende të lira pune në Klinikën universitare për Kardiologji-Shkup


Klinika universitare për kardiologji në Shkup ka hapur konkurs për punëtorë shëndetësor dhe administrative. Kjo klinikë ka nevojë për 24 persona të rinj. Në bazë të Konkursit, do të pranohen 10 motra medicinal, 2 punëtorë administrative, 1 farmacist, një rojtar, 5 persona në vendin e punës transportues (ndihmës), dhe 5 persona për vendin e punës pastrues.

Kandidatët duhet të jenë shtetas të RM-së, të kenë mbi 18 vjet, të jenë në gjendje të mirë shëndetësore, të kenë të kryer shkollimin adekuat për vendin e punës ku konkurrojnë, për shembull për motër modicinale të kenë të kryer mjekësinë, për administrator gjimnazin ose ekonominë, për farmacist të ketë fakultetin e farmacisë dhe licencë për punë, ndërsa për vende të tjera shkollim të mesëm apo fillor.

Orari do të jetë 40 orë në javë,

Për motër medicinal paga do të jetë 18.361 denarë, për punëtorët administrative 17.297 denarë, farmacist 25.977 denarë, vendi i punës transportues (ndihmës) 14.595 denarë dhe për pastrues 12.344 denarë.

Konkursi është i hapur deri më 28 maj.

Baby Boo