Vëllezërit afganë mb*ytin motrën në Berlin vetëm se bënte jetë perëndimore, trupin e saj e copëtojnë dhe e futin në valixhe


Dy vëllezër nga Afganistani akuzohen në Gjermani për vr*asjen e motrës së tyre, me pretendimin se kanë dashur ta ndëshkojnë për mënyrën “perëndimore” të jetesës. Sayed H, 26 vjeç dhe Seyed H, 22, ak*uzohen se e kishin joshur motrën e tyre 34 vjeçe Maryam H, në një takim në Berlin gjatë 13 korrikut para se ta ngufatnin dhe copëtonin.
Gjykata ka konfirmuar se dy vëllezërit e kishin co*pëtuar trupin e motrës, e cila ndryshe ishte nënë e dy fëmijëve, e më pas të njëjtën ditë trupin e saj e kanë futur në valixhe dhe e dërguan me taksi deri në stacionin e trenit.

Në pamjet e kamerave të sigurisë që i kanë siguruar mediat gjermane, shihet sesi Sayed dhe Seyed futin çantën e zezë në tren në Berlin. Vëllezërit ak*uzohen se kanë udhëtuar me tren nga Bavaria para se të arrinin në afërsi të shtëpisë së Sayedit, ku trupin e motrës e va*rrosën.

Gjykatësit pretendojnë se burrat kanë dashur ta ndëshkojnë motrën e tyre për mënyrën “perëndimore të jetesës”, që nuk i përshtatej ideve të tyre të “moralit” dhe pasqyrën që ata kishin për gratë.
Dy vëllezërit janë në parabu*rgim nga 3 gushti, dhe pritet të dënohen me bu*rgim të përjetshëm nëse dë*nohen për vr*asje të shkallës së parë.

Baby Boo