“Vëllazëria Krishtere” me qendrime radikale, kërkon arrestimin e pushtetit!


Zharko Grozdanovski, kryetar i shoqatës ekstreme “Vëllazëria Krishtere” ka deklaruar se duhet urgjentisht të bllokohet puna e Kuvendit dhe të pamundësohet puna e tij, shkruan Fakte. Ai ka thënë se ka shpëtuar shumë anëtar të Komitave të mos bien pre e skenareve të pushtetit dhe të arrestohen.

“Ne jemi mbi 1000 nën betim në vend të shenjtë” ka thënë Grozdanovski. Ai gjithashtu ka thënë se të gjiithë duhet të arrestohen për shkelje të kushtetutës dhe ligjeve, që nga kryeministri dhe të gjithë të tjerët që marrin pjesë në ndërrimin e emrit të shtetit.

“Ne kemi kontaktuar dhe kemi bashkëpunim me Agimin e Artë në Greqi. Mundemi nëpërmjet tyre ta sabotojmë marrëveshjen nga ana greke” ka thënë Kryetari i Vëllazërisë Krishtere, Zharko Grozdanovski.

Baby Boo