“VËLLAZËRIA KRISHTERE”: DO TË LUFTOJMË DERI NË FUND QË REFERENDUMI TË MOS KALOJË


Organizata “Vëllazëria krishtere” njoftoi se do të luftojnë deri në fund për të pamundësuar që referendumi të kalojë me sukses.

“Opozita dëshiron ta përkrahë referendumin, për këtë shkak kanë fituar ftesë të hynë në Qeveri. Do t’ju paralajmëroj, mos luani me Maqedoninë dhe popullin. Nëse dëshiron dikush të ndryshojë emrin dhe mbiemrin këtë mund ta bëjë në shtëpi, dhe emrin e gjithë familjes”, tha Zharko Grozdanovski nga organizata “Vëllazëria krishtere”, percjell Pa Censurë.

Sot 30 organizata mes të cilash edhe parti politike u bashkuan që të bojkotojnë referendumin për çështjen e emrit që do të votohet më 30 shtator të këtij viti. Ata formuat të ashtuquajturin Shtabin e Krizës që do ta udhëheq Janko Baçev nga partia “Maqedonia e Vetme”. Në kampanjën që do të propagandojnë kundër referendumit do të jentë Fraksioni Demokratik i OBRM-PDUKM-së, ekstremistët, Vëllazëria Krishtere, Makedonium, Amanet 1903, Partia e tretë e Maqedonisë dhe parti tjera dhe organizata jo qeveritare.

Në tubin u dëgjuan edhe etiketime raciste nga një përfaqësues i këtyre organizatave.

Baby Boo