Vëllai i Donald Trumpit në gjendje kritike, presidenti zhvendoset në Nju-Jork


Orë të vështira për presidentin Trump, në shumë fronte. Emergjencës së pandemisë dhe fushatës presidenciale që po afron, presidentit amerikan i shtohen edhe problemet familjare.

Sipas mediave amerikane, vëllai i vogël i tij 72-vjeçar, Robert Trump, është shtruar në spital në Nju Jork dhe gjendja e tij duket e rëndë.
Robert Trump, me të cilin presidenti ka një marrëdhënie shumë të mirë, ka qenë i shtruar edhe në pranverë.

Robert Trump me vite ka qenë një nga drejtuesit e Fondacionit Trump. Në qershor ai tentoi të bllokonte ligjërisht daljen e librit e mbesës Mary Trump, vajzës së vëllait tjetër Fred, e cila tregonte në mënyrë aspak pozitive figurën e xhaxhait të saj Donald.
Presidenti amerikan pritet sot në Nju Jork, për t’i qëndruar afër vëllait.

Baby Boo