Vëllai i Beg Rizajt nuk e la Ramushin ta zbulojë shtatoren e Beg Rizajt (VIDEO)


Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Komuna e Deçanit për të përuruar shtatores e Beg Rizajt i vrarë në Kumanovë të Maqedonisë, në maj të vitit 2017.

Zbulimi i shtatores është organizuar nga Komuna e Deçanit në Ditën e Çlirimit të këtij qyteti.

Famljar i Beg Rizajt nuk e ka lejuar Haradinaj të largojë flamurin kombëtar nga shtatorja e Beg Rizajt.

Kryeministri është pajtuar më këtë veprim të familjarit të Rizajt, i cili ka vazhduar fjalosjen me Shefin e Qeverisë.

Zyrtarisht institucionet e Kosovës nuk i kanë përkrahur kosovarët që luftuan në Kumanovë derisa kanë kërkuar hetime të ngjarjes tragjike.

Ndryshe, në përleshjet dyditëshe më 9 dhe 10maj të vitit 2015, janë vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Gjykata Themelore e Shkupit në nëntor të vitit 2017 kishte dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm. Të dënuarit me burgim të përjetshëm ishin: Andi Krasniqi, Dem Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Bek Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.

Baby Boo