Vëllai 4 vjeçar i Alvin Berishës është gjallë në Siri dhe do të kthehet në Shqipëri


Drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Kosovë, Bedri Elezi në një intervistë për Televizionin Abcnews sot në mëngjes, ka deklaruar se vëllai nga nëna i Alvin Berishës, vogëlushit që është shpëtuar disa muaj më parë nga ky kamp fam*ëkeq, është gjallë.

Elezi ndër të tjera në fjalën e tij ka theksuar se 4 vjeçari Bunjamin pritet që të kthehet këtë të martë në Shqipëri.
“Bunjamini afër katër vjeç dhe është fëmija që pritet të kthehet sot në Shqipëri. Ai ishte djali i Afërdita Berishës e martuar ne një djalë nga Ferizaj i cili është vr*arë.

Vogëlushi ka qenë në gjendje kritike në momentin që është marrë nga makina bashkë me Alvinin, nënën dhe me babain e tij, nuk ka pas njohuri nga njerëzit e tjerë të kampit, gjithashtu mendohet dhe ka dy*shime se dhe nëna e Alvinit është pla*gosur rëndë dhe ndodhet në kampin e Al-Hol-it.
Ndërkohë tashmë personat që kanë qenë të pla*gosur janë marrë nga autoritetet kurde dhe kanë marrë ndihmën mjekësore.

Nga fillimi i marsit dyshohet se nëna e Alvinit ka qenë gjallë por nuk dihet nëse ju ka mbijetuar ndërsa vëllai i Alvinit është gjallë dhe pritet që të kthehet në Shqipëri.
Unë di që familjarët e Afërditës jetojnë në Gjermani dhe kanë shprehur interesin e tyre, që sapo Bunjamini të kthehet në Shqipëri, ta marrin atje”, është shprehur ai.

Baby Boo