Vdiq në dëshpërim pasi dëshmoi se u dhunua gjatë luftës, çka thonë institucionet për gruan rome


Gjatë ditës së djeshme Haxhi Balaj nga fshati Bllagajë i Komunës së Pejës e dha një rrëfim të dhimbshëm për nënën e tij Shehrijen, e vdekur në shtator të vitit të kaluar, që ishte dhunuar nga ushtarët serbë. Djali i saj kishte deklaruar se nëna e ndjerë kishte aplikuar për ta fituar statusin e viktimës seksuale, por se ajo ëma u braktis nga autoritetet kosovare pas dhënies së dëshmisë. Por, Minire Begaj-Balaj, kryetare e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, në një përgjigje për Express ka deklaruar se në bazë të hulumtimeve të para që ky komision ka bërë për këtë rast, nuk ka hasur në emrin tashmë të ndjerës Shehrije Balajt.

Gazeta Express

Në vitin 2013, Shehrije Balaj u bë gruaja e parë që dha dëshmi për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ajo kishte dëshmuar gjatë gjykimit të ish-komandantit të ushtrisë jugosllave, Toplica Miladinoviq dhe dhjetë të tjerëve në Beograd për krime luftë të kryera në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Lubeniq, të cilët ndodhen afër Pejës, ku së paku 100 civilë u vranë në prill dhe maj të vitit 1999.

E me gjithë këto rrëfime e dëshmitë e ndjeshme Shehrija më vonë, kishte aplikuar për ta marrë statusin e viktimës së dhunës seksuale, një skemë e qeverisë kosovare që ua ofron të mbijetuarve të dhunës një pension mujor prej 230 eurosh pasi ta kenë kaluar procesin e verifikimit.

Por edhe pse ajo e kishte dorëzuar aplikacionin, por Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale Gjatë Luftës në Kosovë nuk tregoi nëse aplikacioni i saj është shqyrtuar. Kështu të paktën është shprehur djali i saj Haxhi Balaj.

Baby Boo