Vdiq në aksidentin e trenave, një rrugë në Greqi do mbajë emrin e vajzës shqiptare


Një rrugë në qyetin e Larisas në Greqi pritet të mbajë emrin Klaudia Alexandra Lata, në nderim të 20-vjeçares shqiptare që humbi jetën në aksidentin hekurudhor në Tempi, rreth 1 vit më parë.

Autoritetet lokale në Larisa vendosën riemërimin e rrugës “Solona” në lagjen Nea Smyrni në afërsi kishës së Shën Dhimitrit, lagjja ku 20-vjeçarja u rrit .

E reja me origjinë shqiptare ishte studente e shkëlqyer e Mjekësisë në universitetin Aristotelis të Selanikut. Ajo ishte e cilësuar nga mësuesit si një nga nxënëset më ekselente në të gjitha vitet.

Sipas larissanet.gr, propozimi për riemërtimin e rrugës u vendos unanimisht në mbledhjen e Komunitetit Bashkiak muajin e kaluar dhe së fundi Komisioni i Emërtimeve të rrugëve dhe shesheve për N. Larisa pranoi me shumicë propozimin për riemërimi e rrugës “Solon” në rrugën “Alexandras Lata”.

Vajza e ndjerë kishte shkuar në Patra te familja për ditët e pushimit nga shkolla dhe ndërroi jetë në aksidentin e trenave teksa po kthehej në Selanik, për të vazhduar jetën studentore.

Prindërit e Klaudias rrëfyen për mediat dhe kërkesën e tyre që ata i bën vajzës së tyre për të mos udhëtuar me tren atë ditë, por të rinte pak më shumë ditë me ta për t’u çmallur. Por studentja ekselente refuzoi sepse donte të studionte. Klaudia Lata është një nga 4 viktimat shqiptarë dhe ndër rreth 60 të rinjtë që humbën jetën në aksidentin e frikshëm të shkurtit 2023 në Greqi.

Baby Boo