Vdiq me bukë në dorë! Zbulohet emri i kalimtarit që u vra gjatë përplasjes me armë mes dy grupeve shqiptare


Është zbuluar identiteti i kalimtarit i cili mbeti i vrarë në mes të qytetit të Kavajës, pas përplasjes mes dy bandave që kanë qëlluar me breshëri armësh mes tyre.

Mësohet se fjala është për Ramazan Hasalliun, i cili u gjet në momentin dhe kohën e gabuar. 50 vjeçari sapo kishte blerë bukë në një furrë aty pranë dhe ka mbetur i vdekur si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes dy grupeve.

Si pasojë e plumbave, 7 persona në total kanë mbetur të lënduar, ndërsa policia mësohet se ka arritur të arrestojë 4 persona, disa prej të cilëve të dyshuar si pjesëmarrës direkt në të shtënat e kryera në lagjen nr.4 të qytetit të vogël shqiptar.

Baby Boo