Vdiq 6-7 muaj më parë/ Vajza mban në shtëpi trupin e nënës për t’i marrë pensionin


Një ngjarje e rëndë raportohet nga mediat italiane. Një 64-vjeçare nga një provincë e Veronës ka mbajtur për 6-7 muaj në banesë trupin e pajetë të nënës së saj 90-vjeçare. Zbulimi është bërë nga karabinierët pas vdekjes së vetë vajzës. Pas alarmit të fqinjëve se Sabina Ghirello kishte disa ditë që nuk dukej dhe se duhet të shtrohej në spital për shkak gjendjes së rënduar shëndetësore, në banesë kanë mbërritur forcat e rendit.

Ato e kanë gjetur gruan në shtrat në gjendje të avancuar dekompozimi. Nisur nga dëshmitë e fqinjëve, karabinierët kanë nisur të kërkojnë më pas për nënën e saj, Pasqualina Munerato. Sipas dokumenteve ajo duhet të ishte shtruar në një qendër të moshuarish, por nga kërkimet e bëra nuk pati rezultate. Më pas nisi kërkimi në shtëpi. Në një sënduk, në një nga dhomat e shtëpisë, karabinierët gjetën trupin e Pasqualinës, të mbështjellë me celofan dhe të mumifikuar.

Të dy trupat e pajetë u transportuan në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Milanos për ekspertizat mjekoligjore të nevojshme për të përcaktuar shkaqet e të dy vdekjeve dhe për të konfirmuar identitetin e 90-vjeçares. Nga një kontroll i kryer në llogaritë rrjedhëse dhe në zyrën e gjendjes civile, rezultoi se vdekja e 90-vjeçares nuk u njoftua asnjëherë dhe se Sabrina Ghirello merrte rregullisht pensionin, burimin e saj të vetëm të jetesës, në llogarinë e mbajtur bashkërisht me nënën e saj.

Baby Boo