Vde*sin tre pacientë në Spitalin e Gjilanit, njëri me COVID-19


Kanë ndërruar jetë tre pacientë të cilët ishin të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm Dr. Ukshin Ismaili ka thënë se njëri nga ta është konfirmuar pozitiv me COVID-19 ndërkaq për dy të tjerët i janë marrë mostrat dhe pritet të konfirmohen gjatë ditës nëse ishin në infektuar.

“Fatkeqësisht ju njoftoj se tre persona kanë ndërruar jetë njëri nga ta COVID pozitiv. Bëhet fjalë për B.D. nga Novosella e Kamenicës (1961). Ndërkaq per M.L. nga Rogana e Kamenicës 1949) dhe A.D. (1948) nga Zhegra e Gjilanit po i presim rezultatet për t’u konfirmuar nëse ishin të infektuar me COVID-19” ka thënë për Mediafokus.info dr. Ukshin Ismaili.

Ismaili i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familje që humbën më të dashurit te tyre. Duhet theksuar së në javën e fundit në Kosovë kanë vde*kur nga koronavirrusi gjithsej 51 persona.

Baby Boo