Vdesin edhe 2 pacientë, një nga Kumanova dhe një nga Tetova, 46 raste të reja


Ministria e Shëndetësisë informon se në Klinikën për sëmundje infektive ndërruan jetë dy pacientë. Njëri 70 vjeçar nga Kumanova dhe tjetri i moshës 68 vjeçare nga rrethina e Tetovës. Pacientit të parë ende nuk i ka dale rezultatit për koronavirus por ai ka vuajtur nga hipertensioni dhe zemra e dobët. Pacienti i dytë ka pasur hipertension arterial.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 46 raste të reja, më së shumti ka në Kumanovë edhe atë 23. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid 19 shkon në 430.

Baby Boo