Vd*esin dy pacientë nga Covid-19 në Spitalin e Gjilanit


Kanë ndërruar jetë dy pacientë në Spitalin e Përgjithshëm i Gjilanit, të cilët ishin të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Njëri është nga komuna e Vitisë (1946) ndërkaq pacientja tjetër është nga komuna e Gjilanit (1937).
Lajmin e ka konfirmuar drejtori klinik i Spitalit të Gjilan dr. Ukshin Ismaili.

“Pacienti F.R. nga Smira e Vitisë ka qenë e pranuar në Repartin Infektiv dhe e ka humbur betejën me COVID-19 dje derisa pacientja H.B. (1937) nga Zhegra e Gjilanit ka vde*kur sot në orët e paraditës. Iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij në emrin tim dhe të Spitalit të Përgjithshëm” ka thnë Ismaili.

Baby Boo