Vdes veterani i UÇK-së


Veteran I Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Fazliu nga Prekazi ka ndërruar jetë sot
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
I ndjeri ishte ushtar i UÇK-së në Brigadën 114 të Zonës Operative të Drenicës.

Postimi i plotë i Haxhiut:
Lajmi për vdekjen e veteranit të UÇK-së, Sabit Fazliu nga Prekazi më pikëlloi shumë.
Sabit Fazliu ishte ushtar i Brigadës 114 ZO e Drenicës.

Sabiti ishte atdhetar e burrë i fjalës, i dashur me të gjithë, plot energji e batuta të këndshme.
Ngushëllime të sinqerta familjes Fazliu, miqve dhe bashkëluftëtarëve.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.

Baby Boo