Vdes tragjikisht 15 vjeçari Enkelejd Çaushi në Sarandë. I mituri po ndihmonte në shtyrjen e një makine që nuk ndizej, kur një mjet tjetër e përplasi fatalisht.


Enkelejd Çaushi është 15-vjeçari i cili mbeti i vdekur mbrëmjen e djeshme. I mituri u përplas nga një mjet tip ”Benz” teksa po shtynte një makinë tjetër.

Mjeti tip “Benz” drejtohej nga Elidon Ali teksa një tjetër automjet me drejtues David Çepën që udhëtonte po në të njëjtin drejtim, ka pësuar defekt.

Viktima dhe Çepa kanë qenë duke shtyrë mjetin me defekt në një aks pa ndriçim, kur janë përplasur nga mjeti “Benz”.

David Çepa ndodhet ende në spital.

Baby Boo