Vdes shoferi që u lëndua në aksidentin në Kalimanc


Shoferi që u lëndua në aksidentin që ndodhi dje në Kalimanc ka vdekur në spital. Bëhet fjalë për personin B.V.(30) nga Koçani.

Aksidenti ka ndodhur dje në ora 15.50 në rrugën magjistrale Kamenica e Maqedonisë-Kocani në afërsi të pendës Kalimanci midis kamionit “mercedes aktros” me targa nga Bullgaria e drejtuar nga V.M.(60) nga Bullgaria dhe veturës “opel askona” pa targa e drejtuar nga B.V.(30) nga Koçani.

Në aksident me lëndime të rënda është dërguar në Klinikat në Shkup, B.V. i cili në ora 20.50 ndërron jetë.

Nga ora 15.50 deri në ora 18.40 trafiku në atë rrugë është ndërprerë. Shoferi i kamionit është mbajtur në Stacionin Policor në Dellcevë për procedurë të mëtutjeshme, transmeton Almakos.

Po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit dhe vërtetimit të arsyeve të aksidentit.

Baby Boo