Vdes në spital 33-vjeçari i aksidentuar me motor në Tepelenë


Fund tragjik për një 33-vjeçar që u përplas nga një makinë paraditen e së dielës në aksin Krahës – Tepelenë, pranë fshatit Qesarat.
Mësohet se ai ka ndërruar jetë në spital. 33-vjeçari Ervis Taka nga Saranda ishte duke udhëtuar me motor.

33-vjeçari u dërgua në spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë, por nuk ka arritur t’i shpëtonte plagëve të shumta në kokë dhe bark

Ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale nga mjekët e Gjirokastrës, por nuk ia doli të mbetej në jetë për shkak të hemoragjisë së brendshme.

33-vjeçari nga Saranda jetonte prej kohësh në Tiranë, ku edhe ushtronte profesionin e tij si arkitekt.

Nga ana tjetër ishte i apasionuar pas motorave dhe aksidentin fatal që i mori jetën e bëri pikërisht me një motoçikletë.

Sipas policisë së Gjirokastrës, automjeti tip ‘Renault’, me targa CD 478 HB, me drejtues shtetasin R.K, banues në Burrel, u përplas me motoçikletën me targa AN 093, e cila drejtohej nga 33-vjeçari Ervis Taka. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik. /Gazeta Express

Baby Boo