Vd*es në moshën 88 vjeç, Regis Philbin, ikona e televizionit amerikan me origjinë arbëreshe


Regis Philbin ishte një nga figurat më të njohura të televizionit amerikan. Ai mban rek*ordin botëror Guinnes për më shumë orë në ekranin televiziv se çdokush tjetër. Më së shumti njerëzit e mbajnë mend për emisionin e tij “Live with Regis and Kelly” që transmetohej nga New Yorku çdo ditë nga 1988 deri në 2011 kur Regis doli në pension.

Ai ka sjellë për herë të parë në televizionin amerikan programe të njohura zbavitëse si “Kush do të bëhet milioner”, “Amerika ka talent” etj. Lista e emisioneve të tij televizive është shumë e gjatë. Regis ka qenë edhe aktor këngëtar etj.

I lindur në Bronx, ai e kishte nënën arbëreshe, me origjinë nga Greci një komunë e njohur arbëreshësh pranë Avelinos në Itali. Regis ishte krenar për prejardhjen e tij shqiptare dhe e ka shprehur disa herë në televizion. Një herë kur kishte thirrur në emisionin e tij Eliza Dushkun e pyeti nga vjen ky emri “Dushku” “Është shqiptar”, i tha ajo duke i shpjeguar se ishte shqiptaro daneze me origjinë babai ishte shqiptar.

Baby Boo