Vdes Murat Jashari, i dënuar për tentativë vr*asje ndaj Azem Vllasit


Ka vdekur Murat Jashari, i dën*uar për tentativë vr*asjeje ndaj Azem Vllasit.
Lajmin për vd*ekjen e tij e ka bërë të ditur avokatja, Fehmije Gashi Bytyqi, përmes një shkrimi në Facebook.
Ajo ka treguar se Jashari ka vdekur në QKUK derisa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tij.

“Ndaj dhembjen me familjen Jashari nga Kumanova, dhe jam tejet e pikëlluar që Murati për katër vite qëndroi në paraburgim pa pasur mundësi të ishte me familjen e tij”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Kujtojmë se Murat Jashari nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë në fillim të shkurtit të këtij viti e ka shpallur fajtorë Murat Jasharin, për tentim vr*asje të Azem Vllasit dhe për a*rmëmbajtje pa leje.

Ndaj Jasharit gjykata kishte shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiastrik me ndalim në Institutin e Psikiastrisë Forenzike në Prishtinë.
Aktvendimi ndaj Murat Jasharit ishte shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Musa Konxheli.

Baby Boo