Vdes mësuesja – Lulet për 8 mars mbesin në klasë


Deri në Pa Censurë
Lulet për 8 Mars nga nxënësit e klasës së parë të sh.f Faik Konica e fshatit Radushë të Shkupit sot mbetën mbi tavolinë. Në mëngjes kur ata duheshte t’ia japin mësueses, atyre ju erdhi lajmi se mësuesja e tyre herët në mëngjes kishte ndërruar jetë.

Mësuesja Xhezide jepte mësim në këtë shkollë për 30 vite dhe e bënte punën me shumë pasion. Dëshira për të vazhduar tutje sot u shua. Kolegët thonë se mësuesi tjetër që e merte Xheziden me veturë çdo mëngjes në Gjorçe, njejt edhe sot e kishte pritur por ajo nuk ishte paraqitur si rëndom. Pas një pritje 30 minuta kolegu e kërkon në telefon, dhe nga vajza e saj mëson se nëna apo mësuesja Xhezide sapo u nda nga kjo jetë. I pikëlluar nga ky lajm kolegu arin në shkollë me zemër të thyer, ndësa në të aritur pedagogja e shkollës kërkon Xheziden sepse nxënësit mezi e presin sepse kanë mbush klasën me lule, por që mbetën aty. Pedagogja e kishte patur shumë të vështirë tua jap lajmin nxënësve sepse ata ishin klasa e parë. Varrimi i mësueses u bë mu në ditën e mësuesit më 8 Mars.

Baby Boo