Vdes kirurgu i njohur i QKUK-së, dyshohet se e mbyti kontakti me rrymën


Halil Tanaj, kirurg i njohur abdominal i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka vdekur këtë të diel.

Gazeta Online Reporteri.net nga burime brenda Policisë së Kosovës raporton se Tanaj ka vdekur pas kontaktit me energjinë elektrike në banesën e tij në Prishtinë.

Sipas burimeve dy ekipe të emergjencës i kanë dhënë ndihmë mjekësore, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurorja kujdestare për krime të rënda ku e njëjta ka udhëzuar që të inicohet rast ‘hetim mbi vdekjen’, dhe në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitarë.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Tanaj për vite kishte punuar si specialist abdominal në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa punonte edhe në klinikën e tij private. /Reporteri.net/.

Baby Boo