Vdes këngëtari i njohur kroat

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë këngëtari i famshëm kroat, Oliver Dragojeviq.

Baby Boo

Ai ka vdekur në Spitalin e Splitit, si pasojë e një diagnostifikimi që kishte me kancer në mushkëri.

Ndryshe, ai ishte i njohur si një nga këngëtarët e rrallë nga trevat ballkanike që kishte kënduar në Carnegie Hall të Nju Jorkut, Royal Albert Hall të Londrës, Olympia të Parisit dhe Opera House të Sidneyt kishte refuzuar të këndonte në Beograd pas luftës ndërmjet serbëve dhe kroatëve sikurse edhe në Mal të Zi për faktin që nga toka malazeze ishte bombarduar qyteti mijëvjeçar i Dubrovnikut.