Vdes internisti nga Vitia, humb betejën nga koronavirusi


Internisti dhe Nefrologu nga komuna e Vitisë, Feti Hetemi, i infektuar me COVID-19, ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Doktor Hetemi nuk arriti t’ia dalë në bet*ejën me koronavirusin, në njërën nga klinikat e QKUK-së ku po trajtohej për tri ditë me radhë.

Për vdekjen e tij bënë të ditur familjarë të mjekut të njderë përmes një reagimi.

”Të nderuar familjarë, shokë dhe miq, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë më i dashuri i ynë Dr. Feti Hetemi. Doki, edhe pse u sfidua në jetë nga shumë stuhi të natyrave të ndryshme dhe i përballoi ato kryelartë, sot ka humbur betejën me sëmundjen Covid-19. Ndjehemi të trishtuar nga kjo humbje, por më shumë se krenar që e patëm. Lamtumirë Dok, burrë fisnik që me shumë mund dhe sakrificë arrite në piedestalet e humanitetit dhe çështjes kombëtare, duke mos pushuar për asnjë moment me shpirtin tënd luf*tarak për të mposhtur padrejtësitë. Varrimi do të bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e qytetit të Vitisë, duke i respektuar masat e IKSHPK-së”.

Baby Boo