Vd*es i infektuari me COVID-19 nga Klina: Shkon në tetë numri i vik*timave brenda 24 orëve


Kryetari i Komunës së Klinës Zenun Elezaj ka bërë të ditur se edhe një person nga fshati Shtupel i Klinës i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë.
Përmes një postimi në Facebook Elezaj i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.
“Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit tonë Mirosh Grabanica nga fshati Shtupel, i cili ishte i diagnostikuar me virusin COVID-19. Në emër të Komunës së Klinës dhe në emër timin, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Grabanica, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur” shkruan Elezaj.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se edhe një grua nga Samadraxha e Suharekës ka e prekur me COVID-19 ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi.
Ndërkaq në 24 orët e fundit edhe 213 raste pozitive me coronavirus.

Baby Boo