Vdes gazetari i njohur i RTK’së


Ka ndërruar jetë korrespodenti i RTK-së në ShBA-së, Sulejman Gashi, ka njoftuar familja e tij.
Vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja, ku edhe kanë lëshuar një njoftim për media.

Njoftimi i plotë:
Të dashur familjarë dhe miq,
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që sot, me 11 shtator 2020, ndërroi jetë më i dashuri ynë z. Sulejman Gashi. Ai po luftonte shumë që të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vite më parë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhët në vëndlindjen e tij në Kosovë, vendin të cilin ai e deshi aq shumë. Sulejman Gashi bëri një jetë, dhe la një vepër, me domëthënie të jashtëzakonshme për familjen, profesionin, vendin dhe kombin e tij.
Në ditët në vijim do të ju japim informata të mëtutjeshme. Ne jemi mirënjohës për respektin dhe dashurinë që njerëzit e kanë për më të dashurin tonë, Sulejmanin, por ju lusim që bashkërisht të respektojmë masat e shëndetit publik në këtë kohë pandemie.

Ju jemi mirënjohës për respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë tejët të vështirë për familjen dhe farefisin tonë.
Me respekt,
Familja e z. Sulejman Gashi

Baby Boo