Vde*s futbollisti i njohur turk, pëson aksident tragjik!


Futbollisti turk Ahmet Çalik, e ka humbur jetën në një aksident trafiku.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur rreth orës 09:00 (me kohën lokale) në rrethin Golbası në Ankara.

Sipas mediave turke automjeti i futbollistit, i cili u transferua në Konyaspor nga Galatasaray, doli jashtë kontrollit në rrugën Ankara-Nigde.
Gjatë kontrollit të kryer nga mjekët, u konstatua se Ahmet Çalik, i cili ndodhej i vetëm në automjet, ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet.
Çalik, karrierën e filloi në Akademinë e Gençlerbirliğit, u transferua te Galatasaray në janar 2017 për 2.5 milionë euro.
Futbollisti 27-vjeçar u transferua te Konyaspor në tetor 2020.

Baby Boo