Vdes bashkë me foshnjën, gruaja shtatzënë që u fotografua duke u evakuuar nga spitali i bombarduar


Një grua shtatzënë e cila u fotografua duke u evakuuar nga një maternitet i bombarduar në qytetin ukrainas të Mariupol, ka vdekur së bashku me foshnjën e saj, raporton Sky News.Ajo u dërgua me urgjencë në një spital tjetër pas sulmit rus javën e kaluar. Foshnja u lind me prerje cezariane, por nuk tregoi “asnjë shenjë jete”, tha kirurgu Timur Marin.Teksa mjekët u përpoqën ta shpëtonin – dhe duke kuptuar se po humbiste foshnjën e saj – thuhet se ajo bërtiti: “Më vrisni tani!”

Baby Boo