Vd*es ak*sidentalisht 10 vjeçari shqiptar teksa bënte video për Tik-Tok (VIDEO)


Heshtja ka pllakosur në shkollen At Gjon Karma në Gur të Zi në Shkodër, aty ku nxënësi 10 vjeçar mbeti i vetëvarur ak*sidentalisht teksa improvizonte një video për rrjetin social Tik-Tok.
Në bankën ku ulej 10-vjeçari, bashkëmoshatarët e tij vendosën një buqetë me lule në kujtim të shokut të tyre.
Mësuesja e 10-vjeçarit e përshkruan atë si një nxënës shembullor me tipare lideri dhe që asnjëherë nuk ka shfaqur probleme. Sipas saj edhe komunikimi me familjen ka qenë shumë i mirë.

Përdorimi pa kriter i celularit edhe pse në shkollë është i ndaluar është fenomen që ndodh rëndom tek fëmijët e kësaj moshe.
Psikologia e shkollës thotë se fëmijët bien shpejt pre e rrjeteve sociale ndërsa kujdesi ndaj qasjes në internet duhet të jetë edhe më i shtuar përveçse nga institucionet arsimore ashtu edhe nga prinderit.

Te*ntativa e vetëvrasjes së 10-vjeçarit e nisur si një shaka përfundoi në tr*agjedi. 10-vjeçari ndodhej i vetëm kur po te*ntonte të realizonte videon në Tik Tok sikur po vetëvr*itej, por objekti ku kishte hipur lëvizi, dhe djali mbeti i varur me litar.
Ishin familjarët ata që e gjeten 10-vjeçarin te vetëva*rur në shtëpi. Edhe pse ata menjëherë i dhanë ndihmën e parë ishte tepër vonë për ta shpëtuar djalin nga vd*ekja.

Baby Boo