Vdes 73-vjeçarja e prekur me Covid, familjaret akuzojnë mjekët


Një paciente e moshës 73-vjeçare e prekur me Covid 19 ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Familjarët kanë akuzuar stafin mjekësor të Qkuk’së për trajtim te pandërgjegjshëm mjekësor.

Por nga ana e QKUK’së deklarojnë se e ndjera dy herë ishte testuar për Covid 19 ku në të dyja rastet ajo kishte rezultuar pozitive.
“Ju njoftojmë se në kuadër të Mjekimit Intensiv Qendror Covid, ku trajtohen rastet mē të rënda të konfirmuara me Covid, një paciente e datëlindjes 1947, përkundër angazhimeve dhe përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor, për shkak të gjendjes së rëndë dhe komplikimeve, ka ndërruar jetë” thuhet në njoftim.

Sipas QKUK’se për këtë rast nuk bëhet fjalë për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor por për insistim të familjarëve për të kryer obduksionin.
E me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Një mashkull kosovar ka raportuar për një rast të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, ku sipas tij si pasojë ka ardhur deri te vdekja e te ndjerës viktimë femër kosovare. Me urdhër të prokurorit kujdestar , trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Baby Boo