Vdes 6 vjeçari në Shqipëri, i shpërthen granata në dorë


Një gjashtë vjeçar ka humbur jetën gjatë së mërkurës shkak i shpërth*imit të gran*atës në duar. Gjashtë vjeçari në Gramsh bashkë me pesë vjeçarin ishin duke luajtur me gra*natë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Siman në Gramsh.
“Në fshatin Siman, Gramsh dy fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L. rreth 5 vjeç në oborrin e banesës së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë të vjetër, ka shpër*thyer dhe si pas*ojë janë pla*gosur të dy fëmijët e mitur. Fëmija A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa shtetasi A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve” njoftoi policia.

5-vjeçari i mbetur i lën*duar nga shpërth*imi mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po transportohet drejt Tiranës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Deri me tani policia po heton por nuk ka asnjë person te shoqëruar.

Baby Boo