Vd*es 24-vjeçarja disa ditë pasi lindi foshnjën


Një 24-vjeçare ka vd*ekur në Mjekimin Intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si pasojë e COVID-19. Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, ka treguar se e ndjera ishte e prekur me COVID-19 dhe se përshkak problemeve me frymëmarrje janë detyruar ta operojnë. Ismaili tregoi se menjëherë pas lindjes 24 vjeçarja ishte transferuar në Klinikën Sportive e më pas në Mjekimin Intensiv të QKUK-së ku edhe ka vdekur.

“E ndjera ka vd*ekur në mjekimin intensiv qendror por është trajtuar tek ne, një ditë ose dy. Ajo ka qenë me COVID pozitiv e kemi kryer operacionin përshkak problemeve me frymëmarrje, ka lindur dhe e kemi transferuar në mjekësi sportive dhe ata e kanë transferuar ne mjekim intensiv”, tregoi Ismaili.

Baby Boo