Vdekjet nga koronavirusi ulen për 81.8% (VIDEO)


Numri i të infektuarve dhe i të vdekurve nga koronavirusi gjatë javës së fundit është ulur dukshëm. Për një javë për shkak të koronavirusit kanë vdekur vetëm dy pacientë, ndërsa janë infektuar 806 persona.
Raporti Javor i Institutit të Shëndetit Publik për periudhën nga 11 deri më 17 Prill, tregon se ka një ulje prej 26.9% të numrit të të infektuarve në krahasim me javën paraprake.

ISHP
Gjatë javës së kaluar betejën me koronavirusin e kanë fituar 1.108 pacientë – 25.9% më pak se javën e kaluar. Ka pasur 130 riinfektime dhe 2 raste që kanë përfunduar me fatalitet apo 81.8% më pak se java paraprake. Në vendin tonë dominues mbeten nënvariantet BA.1 dhe BA.2 të Omicronit.

Sipas raporteve nga Spitalet, për momentin të hospitalizuar janë 55 pacientë – 12.7% më pak se javën paraprake, ndërsa 21 prej tyre janë me terapi oksigjeni.
Të dhënat e institutit tregojnë se deri më 16 Prill, një dozë të vaksinës e kanë marrë 873.833 qytetarë, me dy doza janë vaksinuar 854.801 kurse me dozë të tretë janë vaksinuar 157.676 qytetarë.

Baby Boo