Vdekja tronditëse e presidentit të vetëshpallur të ÇAMËRISË, bashkëpunëtorja e Festim LATOS trondit publikun: U vra me pabesi


Bashkëpunëtorja e ish-presidentit të vetëshpallur të Çamrisë Festim Lato zbuloi prapaskenat e vdekjes së ish-biznesmenit të njohur shqiptar.

Sadrie Kasmi bëri me dije se Lato u fut qëllimisht në kurth nga një shtetas holandez për shitjen e një makine. Ajo shton se i ndjeri u thirr në takim nga qytetari i huaj dhe më pas është ekzekutuar me pabesi.

‘E morën, e gënjyen me metodën e tyre që do shiste makinën, dhe e morën e vranë. Ishte një djalë holandez që ka ardhur 4 herë në Vlorë nga Holanda.

 Festim Lato ishte me dy njerëz të tij në makinë. e ka thirrur ky djalI, i ka thënë do vish se jam me dy njerëz do e shesësh makinën, do vish në kafe.

 Ai i la të gjitha në makinë, me telefona dhe ata e morën e vranë’, deklaroi Kasmi.

Festim Lato u gjet i vdekur në 20 korrik në Holandë. Autoritetet vendase raportuan se shkak i vdekjes së tij tronditëse ishin borxhet e akumuluara prej tij ndër vite.

Trupi i 44-vjeçarit u soll dje në Vlorë ku iu dha dhe lamtumira e fundit.

Baby Boo