Vdekja tragjike e 14-vjeçarit në Lushnje, policia jep detaje


Policia ka dhënë detaje për aksidentin e sotëm, kur një fëmijë 14 vjeç humbi jetën në një aksident në Këmishtaj të Divjakës, në Lushnje.

Sipas policisë, fëmija me iniciale Xh. N. u aksidentua nga një zetor që drejtohej nga kushëriri i 14-vjeçarit, Ervis Allkanjari 30 vjeç, u ndalua nga policia.

Pas aksidentit, fëmija është transportuar në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk ka mundur të mbijetojë.

Njoftimi i Policisë së Lushnjës:

Rreth orës 15:45, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, shtetasi E. A., 30 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, duke punuar në tokën e tij me mjetin bujqësor tip zetor, ka përplasur aksidentalisht djalin e tezës së tij shtetasin Xh. N, 14 vjeç. Shtetasi Xh. N ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Baby Boo