Vd*ekja mis*terioze e njeriut që zbuloi ma*shtrimin me COVID-19


Ai u bë i pari britanik që dihej se është infektuar nga koronavirusi. Connor Reed bëri shumë që të zbardhte të dhëna për sëmundjen mis*terioze që sapo kishte nisur të shfaqej.
Ai jepte mësim anglisht në qytetin e Wuhan-it, epiqendrën e sëmundjes vde*kjeprurëse. Për më shumë se 24 ditë vuajti nga kjo sëmundje e panjohur. Vetëm më pas nisi që të çlirohej nga simptomat e rënda.

Për 16 javët në vazhdim u detyrua të izolohej në apartamentin e tij në Wuhan. Pasi ky qytet u çlirua nga izolimi, ai u kthye në Britani.
Por të enjten u gjet i vd*ekur në dhomën e tij në një nga konviktet e Universitetit Bangor në Uells.
Vdekja e 26-vjeçarit është e mbuluar me mister.

Familja e tij kërkon me dëshpërim që të mësojë se përse ndërroi jetë djali i tyre. Thuajse një vit pasi u sëmur nga virusi i ri, ai ishte në formë dhe po e pëlqente faktin se ishte sërish në auditor.
Ai nuk kishte shfaqur asnjë shenjë dëshpërimi, edhe pse policia raste të tilla të vde*kjeve të papritura ka tendencë t’i cilësojë si vetëv*rasje. Ai nuk merrte dr*ogë dhe asnjë substancë të dëmshme. Fillimisht u tha se ishte shembur nga karrigia dhe kishte god*itur kokën. Por ky version u hodh poshtë.
Shokët e gjetën të pajetë, ndërkohë që një autopsi e dytë do të kryhet për të zbuluar më tej shkaqet e kësaj vde*kje. Prindërit thonë se do të duhen 12 javë përpara se të marrin një tjetër përgjigje.

Baby Boo