Vdekja e pushuesit tek ‘Rana e Hedhun’, spitali përplaset me policinë


Panorama meson se viktima quhet Enver Jahxhiu. Bluzat e bardha te Lezhes kane reaguar pas lajmeve te percjella ne media, me burim policine dhe thone se shtetasi kosovar “u soll pa shenja jete në spital”.



Ata kane pergenjeshtruar policine qe tha ne njoftimin paraprak se pushuesi ka humbur jeten ne spital.

Lezhë, informacion paraprak

Më datë 09.08.2018, rreth orës 13:25, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” në Shëngjin, është rrezikuar të mbytet në det shtetasi E.J. 62 vjeç, banues në Kosovë, i cili pasi është nxjerrë nga uji, është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë në gjëndje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Baby Boo