Vdekja e Enea Ftoj brenda qelisë / Gruaja e viktimës rrëfen detaje rrëqethëse: Ja ç’më thanë policët…

Enea Ftoj, 27 vjeç, humbi jetën pak ditë më parë në qelitë e komisariatit të Korçës, ku ai ishte ndaluar për shkak të vjedhjes. Familjarët e 27 vjeçarit kanë akuzuar policinë si shkaktare të vdekjes së të afërmit të tyre, nfdërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Baby Boo Tinex

Gruaja e Enea Ftojt, është e bindur se policia e ka dhunuar 27-vjeçarin deri në vdekje. Ajo tregon se kur kishte shkuar t’i jepte ushqime, 27-vjeçari i kishte thënë se po i bënin ilaçe qetësuese.

“Policia e dhunoi. Kemi dëshmitarë, edhe ditën që e arrestuan e kishin rrahur në mes të pazarit, një polic me emrin Alqi, Kreshniku dhe një tjetër Elton, quhen. Pastaj edhe kur vija unë, që i sillja ushqime dhe cigare, më ka thënë nga dritarja që e kishin rrahur. Më tha edhe që po i bënin ilaçe qetësuese, sepse ishte përdorues droge. Ma tha me gojën e tij po më bëjnë “Diazepam”, “Loream” dhe gjilpëra. Unë iu thashë policëve që mos i bëni gjilpëra se e ka zemrën e dobët, por ata më thanë ai ka zemër ariu”, rrëfëhet bashkëshortja e 27-vjeçarit.

Policia ka identifikuar dy policët që hynë në qelinë, ku mbahej i arrestuar Enea Ftoj. Ngjarja tashmë është marrë në hetim edhe nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, por deri më tani nuk ka asnjë të pezulluar si shkaktar të ngjarjes së rëndë.

Sipas të dhënave, SHÇBA-ja, që po heton vdekjen e të riut, ka marrë kamerat e sigurisë që ndodhen vetëm në korridoret e Komisariatit. Në sajë të pamjeve të këtyre kamerave, aty duken policët që kanë hyrë e kanë dalë nga qelia. Ndërkohë që në dhomën e izolimit, ku ka qëndruar viktima, nuk ka kamera sigurie.

Restorant Lumare