VDEKJA E 13-VJEÇARIT NË VLORË, ZBARDHEN DETAJET


Zbardhen detaje nga vdekja e 13-vjeçarit në Novoselë të Vlorës.

Sipas njoftimit të policisë i mituri dyshohet se është vetvrarë aksidentalisht me armë zjarri.

13-vjeçari i identifikuar si Mertjan Aliaj, kishte debatuar me prindërit pasi kishte lëvizur makinën pa leje.

Pas debatit i mituri ka shkuar pranë një ndërtese e cila përdorej si stan për bagëtitë nga familja e tij, pak metra larg shtëpisë.

Mertjan Aliaj u gjet i vdekur nga babai i tij, me një plagë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit.

13-vjeçari i ka dhënë fund jetës së tij me një armë zjarri tip Pistoletë TT, të cilën nuk dihet se ku e ka marrë

Informacion paraprak nga Policia:

Më datë 10.09.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Fitore, Vlorë, dyshohet se është vetvrarë aksidentalisht me armë zjarri një djalë i mitur me gjeneralitetet M.A., 13 vjeç.

Në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ky dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Baby Boo