Vazhdon trendi i uljes së rasteve aktive nga koronavirusi në Kërçovë


Tre të sapoinfektuar dhe pesë të shëruar janë regjistruar sot në Kërçovë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë informojnë se numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në këtë komunë arriti 254 persona nga të cilët 113 janë aktivë 131 janë shëruar dhe dhjetë persona kanë vd*ekur.

Dr Xhabir Bajarami anëtarë i Shtabit komunal të krizës theksoi se këto të dhëna flasin se vazhdon trendi i uljes së rasteve aktive në këtë komunë.

“Sot te ne kemi tre të infektuar të ri me koronavirus të cilët trajtohen në kushte shtëpie dhe janë nën mbikëqyrje të mjekëve të tyre amë dhe për fat të mirë kemi pesë të shëruar të ri” tha Bajrami. Ai dërgoi apel deri te të gjithë qytetarët që i respektojnë rekomandimet e dhëna nga institucionet kompetente shëndetësore.

Baby Boo