Vazhdon Takimi i Liderëve…A do të arrihet marrëveshje mes pushtetit dhe opozitës për tejkalimin e dallimeve?!


Liderët e katër partive më të mëdha politikene vend, sot sërish u ulen në tryezën e bisedimeve  në përpjekje për  t’i larguar dallimet dhe për të arritur marrëveshje politike lidhur me referendumin vijues, datën, pyetjen e referendumit, karakterin e tij, zgjedhjen e KSHZ-së… pas  pauses se pare  vazhdoi serish  takimi i liderëve , por nuk ka informata për atë se çka kanë biseduar  para dite.

Në takimin e liderëve marrin pjesë liderët e katër partive më të mëdha parlamentare Zoran Zaev i LSDM-së, Ali Ahmeti nga BDI, Hristian Mickoski nga VMRO-DPMNE-ja dhe Bilall Kasami nga BESA.

Ky është takimi i tretë i liderëve gjatë pesë ditëve të fundit. Dy takimet e para u mbajtën javën e kaluar, njëri në përbërje të zgjeruar me pjesëmarrje të liderëve të partive të cilët kanë më shumë se një deputet në Kuvend, ndërsa i dyti në përbërje të shkurtuar me kërkesë të liderit të VMRO-DPMNE-së, Mickoski.

Pushteti kërkon nga opozita mbështetje për referendumin vijues, opozita kërkon miratim të Ligjit për financimin e partive politike, ndryshime në Ligjin për Qeverinë, sipas modelit të Përzhinës dhe ndryshime në Kodin Penal që lidhen me amnistinë.

Edhe në takimin e sotëm në Klubin e deputetëve kryeminsitri dhe lider i LSDM-së është i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, Radmilla Sheqerinska, Mickovski është së bashku me profesoreshën universitare, Tanja Karakamisheva, Ali Ahmeti me zëvendëskryeministrin, Bujar Osmani, përderisa Kasami është i shoqëruar nga Arianit Hoxha.

Pas përfundimit të takimit priten deklarata nga liderët politik.

Baby Boo