Seanca e re për ngjarjet e 27 prillit


Sot në Gjykatën Penale është planifikuar të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 Prillit, ndërkohë që seanca e kaluar u anulua pasi siç tha gjykatësja Dobrilla Kacarska, Gjykata nuk ka pasur kohë të mjaftueshme të shqyrtojë ankesat e atyre që u ishin refuzuar kërkesat për amnisti. Kjo lëndë ndodhet në fazën përfundimtare dhe në seancën e sotme pritet që prokurorja Villma Ruskovska të përfundojë ndryshimin e aktit prokuror në pajtim me Ligjin për Amnisti dhe të fillojë procesi i fjalëve përfundimtare.

Baby Boo