Vazhdon protesta para Qeverisë


Protestat para Qeverisë vazhdojnë ende. Një pjesë e qytetarëve janë ulur para Qeverisë me çadra, ndërsa për sonte në ora 19:00 janë paralajmëruar grumbullime të reja.

Ditën e djeshme protestuesit hodhën vezë në drejtim të godinës, ndërsa grumbullimet nuk munguan edhe para Kuvendit. Një pjesë e vogël e qytetarëve kanë protestuar edhe para Ministrisë për Punë të Jashtme.

Ndërkohë është shtyrë seanca e sotme e Qeverisë, ku duhej të diskutohej propozimi francez.

Baby Boo