Vazhdon protesta e autobusëve urbanë, qytetarët kërkojnë zgjidhje


Autobusët privat vazhdojnë me protestat për shkak të borxhit prej rreth 2 mijionë eurove që ia ka ndërmarrja e transportit publik. Në ndërkohë kaosi në qytet vazhdon për shkak të reduktimit të numrit të autobusëve nëpër linja. Të premten Kryetari i Shoqatës së Transportuesve Privatë “Slloboda Pravoz”, Lenin Jovanovski, së bashku me kryetarin Shoqatës së Transportuesve Privatë “Makespres” u takuan me këshilltarët e Qytetit të Shkupit prej të cilëve morën mbështetje por nuk gjetën dot zgjidhje. Ndërkaq, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska I ka akuzuar ata se që nga viti 2017 kanë vjedhur para nga biletat. Transportuesit hodhën poshtë akuzat e Arsovskës, duke sqaruar se ata kurrë nuk kanë shitur bileta nëpër autobuzë. Takimet me këshilltarët do të vazhdojnë edhe të hënën.

Baby Boo