Vazhdon procesi gjyqësor për rastin e “27 prillit


Seanca e sotme gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend vazhdon me dëshmitë e 4 dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria Enes Ibraimi, Hari Lokvenec, Petar Atanasov dhe Katerina Kuzmanovska. Ne seancën e kaluar dëshmuan kryeministri Zoran Zaev, ministri i brendshëm Oliver Spasovski, Nikolla Todorov dhe Vejsel Memedi. Për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar akuzohen 33 persona për prishje të rendit kushtetues.

Ndryshe, në bankën e të akuzuarve për ngjarjet e 27-prillit duhet të ulen: Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, elena Docevska-Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Bedmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mlladenovski, Mihaill Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angellovski, Igor Jug, Ilija Spasevski, Vllatko Trajkov, Vilijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Kolo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.