Vazhdon për*plasja ndërmjet LSDM-së dhe VMRO-së për skanimin e gishtërinjve në zgjedhje (VIDEO)


Gjurmët e gishtërinjve gjatë zgjedhjeve të ardhëshme lokale dhe pajisjet për zbatimin e kësaj metodologjie, kanë për*plasur edhe sot dy partitë më të mëdha në vend, VMRO-DPMNE dhe LSDM. Opozita dy*shon se kryeministri Zoran Zaev nuk dëshiron marrëveshje për Kodin zgjedhor dhe se qëllimisht e zvarrit zbatimin e ligjit në pjesën e gjurmëve. Nga VMRO-DPMNE thonë se kjo ndodh me qëllim që në zgjedhje të mbushen kutite dhe të votohet në grupe.

Igor Janushev, VMRO-DPMNE
“Kjo është pasojë e asaj që edhe Zaev e din se në zgjedhje fer dhe demokratike do të përjetojë debakëll. LSDMK është e gatshme të skelë ligjin dhe të mos e implementojë Kodin zgjedhor vetëm që të mund të realizojë fal*sifikim zgjedhor. Kodi zgjedhor që vitin e kaluar para zgjedhjeve, në shkurt të vitit 2020 u miratua me aklamacion nga ana e partive në Kuvend është decid dhe obligon përdorimin e pajisjet për leximin e gjurmëve të gishtërinjëve edhe atë në dy mënyra. E para për verifikim të identitetit të votuesve dhe e dyta për të vërtetuar nëse votuesi ka realizuar të drejtën e votës”

Nga LSDM janë kundërpërgjigjur duke thënë se VMRO-DPMNE që tani kërkon alibi për humbjen që I pret në zgjedhjet lokale të caktuara për në tetor. Nga partia e kryeministrit Zoran Zaev thonë se Igor Janushev nga partia që në katër vitet e fundit ka shënuar humbje në të gjitha zgjedhjet dhe e cila gjashtë herë është dë*nuar nga qytetarët, përmes të pavërtetave kërkon mbulesë për debaklin e rradhës.

LSDM
“LSDM mbështet votim me gjurmë të gishtërinjëve dhe nuk është kundër siç po gënjen VMRO-DPMNE, por çdo herë kur bëhet fjalë për ndryshime të Kodit zgjedhor, ata sillen me koncenzus dhe të gjithë akterët politikë duhet të pajtohen me ndryshimet në kodin zgjedhor. Mashtrimet zgjedhore 11 vite ishin specialitet i VMRO-DPMNE-së, ndërsa të gjitha zgjedhjet që LSDM i organizonte në katër vitet e kaluara, nga bashkësia ndërkombëtare janë vlerësuar si fer dhe demokratike”

Përdorimi i pajisjes për leximin e gjurmëve të gishtërinjëve hyri në kodin zgjedhorë si pjesë e marrëveshjes mes partive më të mëdha në ndryshimet e fundit. Përplasja e parë rreth zbatimit të kësaj dispozite erdhi me akuzat e VMRO-së se në buxhet nuk janë paraparë mjete për çka pushteti tha se KSHZ-së i mbetet të shpallë thirje për furnizimin me këto pajisje.

Baby Boo