Vazhdon hetimi për dr*ogën në Haraçinë, për momentin tetë të arre*stuar


Tetë persona janë arr*estuar në aks*ionin policor në Haraçinë për ma*rihuanën e vj*edhur. Ministri i brendshëm Oliver Spasovski sot zbuloi se hetimi është zgjeruar dhe se ak*sioni në Haraçinë ka qenë i gjerë dhe kompleks. Megjithatë, Spasovski nuk dëshironte të zbulonte më shumë detaje.

Hetimi është duke vazhduar dhe ne jemi duke punuar në këtë. Kështu që nuk mund ta shpalosim detaje të hetim përmes mediave, ju lutem. Lërini kolegët të përfundojnë dhe kur të kemi të gjitha të dhënat për të publikuar, këtë do ta bëjmë. Ne nuk duhet ta dëmtojmë hetimin në këtë periudhë, mendoj se nuk do ta arrijmë qëllimin. Qëllimi ynë është të përfundojmë hetimin për të siguruar provat, ata që janë përgjegjës për të mbajtur përgjegjësi. Pra, le të jemi të kujdesshëm dhe të durueshëm”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Nuk ka informacion se sa mari*huanë u gjet në Haraçinë. Të premten në mëngjes në fshatin Josifovo, afër dy tonë marijuanë të ngarkuara në një kamion u vo*dhën nga depoja e një kompanie prodhuese.

Baby Boo